Bayern rivalizon Barcën për Mazraoui

Bayern Munich po i bën konkurrencë skuadrës së Barcelonës, në garën për Noussair Mazraoui.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i skuadrës së Ajax, Mazraoui po tërheq vëmendje të madhe dhe ka interesimin e Barcelonës tash e disa javë.

Gjithsesi, skuadra e Bayern Munich i është bashkuar garës. Në një takim që bavarezët kanë pasur me agjentin Mino Raiola (agjent edhe i Mazraoui) për Gravenberch, ata kanë pyetur edhe për Mazraou.

Ai ka pasur bisedë direkte me Julian Nagelsmann dhe Oliver Kahn, por akoma nuk ka një vendim final nga ana e lojtarit.

Barcelona kanë ofruar 5 milionë euro për sezon për marokenin dhe i kanë paraqitur projektin sportiv. Ai është i joshur nga kontratë, por do të dëgjojë deri në fund edhe nga Bayern.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Mazraoui. Barca duket më afër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

11 shërbime të Apple përfundojnë offline

Story i radhës

Dha dorëheqjen, Basha: Rrëzuam propagandën, që unë isha i shitur te Edi Rama

Të fundit nga