Devid: Nuk e “mashtrojmë” veten me diferencën nga vendi i dytë

February 9, 2022
1 minut lexim

Devid ka shënuar golin e parë me Tiranën në duelin kundër Skënderbeut dhe mediat në Brazil kanë “vrapuar” për t’i marrë edhe një prononcim. Sulmuesi i bardhebluve, i cili kishte spikatur më parë me Kastriotin, ka deklaruar:

“Është gjithmonë e mrekullueshme të jesh në gjendje të shënosh gola. Për mua, që i jam bashkuar së fundmi klubit, goli më jep besim edhe më shumë në vazhdimësi të kampionatit.

Shpresoj të jem në gjendje ta ndihmoj skuadrën gjithnjë e më shumë, për të arritur objektivat brenda sezonit.  Kemi një avantazh të mirë për momentin, por nuk mund të relaksohemi në kampionat.

Ne do të përballemi me kundërshtarë të fortë dhe nuk mund ta gënjejmë veten në asnjë moment. Ne do të ndjekim të njëjtën rrugë, gjithmonë në kërkim të fitoreve që të mund të fitojmë një tjetër titull kampion për Tiranën”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vildane Zeneli shfaqet tërheqëse nga pushimet në Florida

Story i radhës

Shehi: Shkarkimi s’i bën dëm Metës, lufta me hunj po shkatërron Presidencën

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë