Shehi: Shkarkimi s’i bën dëm Metës, lufta me hunj po shkatërron Presidencën

Nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i LZHK Dashamir Shehu e ka quajtur një shkatërrim të institucionit të presidencës.

Shehi tha se lufta që sipas tij po bëhet për shkakrimin e Metës, po shkatërron institucionin e presidencës.

“Qëndrimi im që ka ditë që e them, unë i kam dalë për zot institucionit të presidentit jo Ilir Metës, janë 2 gjëra krejt të ndryshme. Sot është Meta president nesër do jetë një tjetër. Që do të thotë kjo maxhorancë po shkatërron institucionin e presidentit përtej gabimeve të Metës.

Presidenti largohet për 3 muaj, dhe vetëm në një shtet të marrësh si Shqipëria bëhet një luftë kaq me hunj me gurë e me drejt e shejtan kundër institucionit të  presidentit. Ne duhet të ruajmë fytyrën e shtetit shqiptar”, tha Shehi.

Sipas Shehit largimi nuk i bën asnjë dëm Metës, por shtetit shqiptar pasi nëse shkarkohet presidenti, kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit tonë.

“Largimi është precedent se s’ka ndodhur ndonjëherë. Po u largua presidenti krijohet një precedent, ai që vjen pas këtij është gjysmë president sepse do të vijë i trembur ai se thotë të hiqkan këto. Kjo Metës si bën asnjë dëm se e bën hero, mirëpo Shqipërisë i bën dëm. Ca Europe që kryeministri heq prsidentin 3 muaj para se ti mbarojë mandati. E kam konsideruar gabim të madh që të largohet 3 muaj para se ti mbarojë mandati, pavarësisht se kush është Meta”.

Një thirrje pati për Metës, të cilin e këshillon që të përmbahet.

“Unë e thashë ky  është presidenti, mirë apo keq. Nëse e heqin do bëjnë diçka më të rëndë se kjo që thotë Meta. Po  të isha në vend të Metës nuk do t’i thoja, sepse në majë të një institucioni disa gjëra duhet të thuhen ndryshe.  Këto gjëra thuhen ditën që largohesh nga presidenca e të bëjë luftëtarin sipas mënyrës së tij. Ai duhet të ketë njëlloj vetëkontrolli,por si quaj të mjaftueshme këto qëndrime të Metës për ta larguar sepse duhet të mbrohet institucioni”.

Ndryshe nga Sali Berisha, Shehi thotë se Rama nuk kërkon që ta shkarkojë Metën për t’i hapur rrugë Bashës për në krye të presidencës. Kryeministri sipas tij kërkon të tregojë se mund të bëjë çfarë të dojë, duke rrëzuar dhe presidencën, që Shehi e quan “kalaja e fundit”.

“Unë ndjek një linjë normale. Meta nuk largohet për tu vënë Basha, por po mbyll strategjinë e Ramës. Kjo që ndodh me Metën po rreshtoj disa nga faktorët negativë. Ne s’kemi më një demokraci ntë vërtetë. Kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë se mund të largojë edhe këtë që e quan kalanë e fundit.

Prodhon psikologji dhune dhe frike dhe e kthen kohën pas e shikon se çfarë bën ai i gjati  e hoqi dhe këtë. Për ti ruajtur një pjesë të asaj që e quajmë shteti shqiptar duhet që të durojmë të mbarojë mandati i presidentit. E kemi reduktuar mandatin e presidentit me kushtetutë”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Devid: Nuk e “mashtrojmë” veten me diferencën nga vendi i dytë

Story i radhës

Многу повеќе луѓе треба да се вакцинираат за да ги укинеме мерките, вели Сали

Të fundit nga