Detajet shokuese, e kishte detyruar vajzën të shtrihej në një shtrat, pastaj…

min lexim

Vazhdon gjyqi i futbollistit të Manchester City, Benjamin Mendy, i akuzuar për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi mes viteve 2018 dhe 2021.

Këtë herë ishte radha e një shoqeje të “viktimës” së re për të treguar se e kishte parë menjëherë pas dhunës së pretenduar: “Dukej se kishte parë një fantazmë. Ajo u shemb, dukej e vdekur”.

Dëshmitarja tha se e gjeti shoqen e saj në këtë gjendje teksa zbriste shkallët, 20 minuta pasi u largua nag Mendy në rezidencën e Cheshire.

Image

Mendy

Siç raporton “Daily Mail”, dy të rejat u kthyen në shtëpi të nesërmen në mëngjes dhe “viktima” i zbuloi shoqes së saj se futbollisti i Manchester City i kishte premtuar se nuk do ta prekte nëse ajo zhvishej, vetëm ta shikonte.

Por më pas e kishte detyruar të shtrihej në një shtrat dhe e kishte përdhunuar.

Zyra e prokurorit pretendon se Benjamin Mendy është një “grabitqar” që “e ktheu kërkimin e grave për seks në lojë”.

Personi në fjalë është vetëdeklaruar gjithmonë i pafajshëm për të nëntë akuzat për krime seksuale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njihuni me vullnetaren që ndihmoi ushtrinë ukrainase e që tash po shkruan hulumtim për luftën

Story i radhës

Tentoi t’i shpëtonte përdhunimit, turistja 23-vjeçare hidhet nga ballkoni i hotelit!

Të fundit nga