Vinicius Junior pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.
Sulmuesi brazilian në sezonin e fundit ishte ndër futbollistët kryesorë te skuadra nga kryeqyteti spanjoll, me të cilën e fitoi titullin e kampionit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Krerët e klubit spanjoll janë të kënaqur dhe duan që të rinovojnë që tani kontratën me 21-vjeçarin.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Vinicius do të zgjasë kontratën deri në vitin 2027.
Marrëveshja e re thuhet se do të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Tani për tani, Vinicius Jr ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.