Detajet e fundit – përmbledhje e zhvillimeve kryesore për tensionet Rusi-Ukrainë

February 18, 2022
1 minut lexim

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore për tensionet Rusi-Ukrainë:

Rusia ka grumbulluar rreth 190,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës – grumbullimi më i madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë zyrtarët amerikanë.

Moska mohon planifikimin e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon Perëndimin për nxitje të “histerisë”, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Rusia thotë se disa nga trupat e saj kanë filluar të kthehen në bazat e tyre pas stërvitjeve të planifikuara – por Ukraina dhe aleatët e saj thonë se nuk shohin asnjë provë për këtë.

Moska njofton gjithashtu stërvitje me raketa balistike dhe të lundrimit të shtunën.

Në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, rebelët e mbështetur nga Rusia njoftojnë evakuim masiv, mes një rritjeje të raportuar të bombardimeve atje.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se situata në Donbas po përkeqësohet.

Ukraina dhe aleatët e saj thonë se Moska ndoshta po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

Në Mynih, Gjermani, liderët botërorë po takohen për një konferencë sigurie – por Rusia nuk po merr pjesë për herë të parë qënga viti 1999./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takim Kovaçevski-Kurti

Story i radhës

Snapchat lejon përdoruesit të ndryshojnë emrin

Të fundit nga

ShkoLartë