Takim Kovaçevski-Kurti

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Dimitar Kovaçevski takon kryeminsitirn e Kosovës Albin Kurti, të cilët kanë shprehur kënaqësinë e tyre për marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive mes dy vendeve. Sipas njoftimit të qeverisë, dy kryeministrat kanë theksuar se bashkëpunimi arrihet me nxitjen e miqësisë dhe afërsisë mes dy vendeve dhe me fokus të arritjes së interesave të qytetarëve në të dyja vendet.

“Në takim u shpreh interesimi i përbashkët për vlerësimin e rezultateve të arritura pas mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive, në mënyrë që të përcaktohen synimet e ardhshme më të larta në avancimin e bashkëpunimit. Një nga qëllimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy shteteve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop”, një rrugë e shpejtë për të kaluar kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, Kryeministri Kovaçevski e njoftoi Kryeministrin Kurti edhe për përparimin e realizimit të autostradës Shkup – Bllacë.”, thuhet në komunikatën qeveritare.

Kryeministri Kovaçevski i ka siguruar kryeministrtit Kurti mbështetje në aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gadishmëri që të kontribuojë në atë drejtim me transferimin e përvojave në të gjitha fushat për të cilat Kosova do të shprehë interes. Zyrtarët rajonal dhe ata ndërkombëtar janë mbledhur në Mynih në takimin treditor, ku po dikutohet për sigurinë dhe çështjen e Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit/ Këtë ditë rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Story i radhës

Detajet e fundit – përmbledhje e zhvillimeve kryesore për tensionet Rusi-Ukrainë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez