detajet dokument i falsifikuar si u konstatua ne zgjedhjet e 11 majit punonjesja e kqz nuk mbaj mend 6922f308b4117

DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

November 23, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.

Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.

Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.

Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.

Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.

Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.

Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri kurti gjuha dhe shkrimi arme e bashkimit te shqiptareve 6922f262e81d3
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Kurti: Gjuha dhe shkrimi, armë e bashkimit të shqiptarëve

vw restauron furgonin qe i mbijetoi zjarreve shkaterruese ne kaliforni 6922f32ec434a
Lajmi i radhës

VW restauron furgonin që i mbijetoi zjarreve shkatërruese në Kaliforni

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë