Prej disa vitesh, Vladimir Putin është përballur me akuza që thonë se po përpiqet të fshehë pasurinë e tij.
Megjithatë, sipas të dhënave shtetërore, presidenti rus zotëron shumë pak prona, duke përfshirë një apartament të vogël në Shën Petersburg dhe dy makina të viteve 1950. Këtyre i shtohet paga e tij presidenciale prej 110,000 stërlina në vit.
Së fundmi, The Guardian ka nxjerrë në sipërfaqe raporte në mediat ruse të cilat thonë se një pallat luksoz i fshehur në pyjet e Karelias në Rusi i përket presidentit rus Vladimir Putin. Sipas banorëve vendas, “Kasollja e Peshkatarit”, siç quhet ndryshe, thuhet se është pronë e presidentit rus Vladimir Putin , pra shtëpia e tij e pushimit.
Vila futuriste ka një platformë helikopterike e cila kur nuk përdoret është e mbuluar me bar. Brendësia e shtëpisë është minimale. Një mur xhami ndan dhomën e madhe të ngrënies nga një kuzhinë profesionale e pajisur me barbekju, një furrë dhe një skarë japoneze. Ndërtimi i një Shtëpie Kopshti brenda parcelës së madhe, ka filluar në vitin 2021. Ajo është e dekoruar me gurë gjysmë të çmuar dhe ka gjashtë dhoma gjumi. Në fakt, sipas informacioneve, puna e përgjithshme për ndërtimin e shtëpisë llogaritet të jetë të paktën 2.8 milionë paund.
Një zëdhënës i Kremlinit tha në një deklaratë se “presidenti i Federatës Ruse nuk është i lidhur me pronën”, por “vendasit punojnë si roje në rezidencë vetëm kur hapësira është bosh”, tha një peshkatar vendas. “Kur pronarët ose mysafirët e tyre kthehen, vendasit zakonisht zëvendësohen nga FSO [shërbimi federal i mbrojtjes],” përfundon ai.