Detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Kërçovë

Një 46-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku dje rreth orës 18:00 në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatit Kolari, pasi automjeti të cilin e drejtonte ka dalë nga rruga.

Po ashtu e lënduar rëndë në këtë aksident është edhe një vajzë e mitur.

“Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kolari, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, i cili ka dalur nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur femër ka pësuar lëndime të rënda, konfirmojnë në spitalin e Kërçovës”, njofton SPB Ohër.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Babai humbi jetën në aksident, bija në gjendje të rëndë – detaje të reja nga aksidenti në Kërçovë – Gostivar

Story i radhës

Tragjedia me dy viktima/ Familja Hoxha hap dyert e mortit

Të fundit nga