Kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës tha se një nga dy sulmet e kryera nga Rusia të premten ra në një zonë ngjitur me stacionin Kramatorsk dhe të gjithë njerëzit që ishin përreth dhe brenda u goditën nga copat e raketë.
Vetë ndërtesa e stacionit ishte e granatuar dhe thyer, tha Oleksandr Kamyshin, kreu i Hekurudhave të Ukrainës, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë të gjitha stacionet, të gjithë infrastrukturën hekurudhore”në baza ditore dhe po bëjnë çfarëdo që munden për të ndaluar programin e evakuimit të civilëve, tha Kamyshin të premten.
Ai shtoi se forcat ruse bombarduan gjithashtu një urë në zonë të enjten.
Ai tha për CNN se të paktën 39 civilë ishin vrarë dhe 87 u plagosën nga bombardimet ruse në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk. Më herët të premten, policia rajonale e Donetsk tha se rreth 30 njerëz u vranë dhe 100 u plagosën.
“Ky rast tregon se ata u përpoqën të vrisnin civilë,” shtoi Kamyshin.