Detaje/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, autori i maskuar me kapele

1 minut lexim

 Dy persona janë plagosur me armë zjarri në “Don Bosko” në Tiranë. Autori i dyshuar i krimit ka qenë me kapele kur ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës. Sipas mjekëve të plagosurit janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Story i mëparshëm

“Ikë morë ik, kujt po ja nxjerr alltinë”, ngjarje si në filma në Prishtinë – ja momenti

Story i radhës

Ligji i ri në Gjeorgji rrezikon raportimin e pavarur në media

Të fundit nga