detaje nga kercenimi me bombe ne universitetin e prishtines policia alarm i rreme 6283f4245d89d

Detaje nga kërcënimi me bombë në Universitetin e Prishtinës, Policia: Alarm i rremë

May 17, 2022
1 minut lexim

Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, që erdhi përmes postës elektronike nga një burim ende i paidentifikuar, rezulton të ketë qenë alarm i rremë.

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes që shqetësoi UP-në.

Për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Megjithatë, ka konfirmuar ai për gazetën, alarmi del të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka konfirmuar ai për Gazetën Express.

Gazeta Demokracia ka publikuar edhe e-mailin kërcënues që vinte nga adresa sender@5ymails.com, ku në gjuhën angleze thuhej “Bomba në Hasan Prishtina do të shpërthejë tani”. E-maili kërcënues kishte arritur në adresën rektoarti@uni-pr.edu në ora 13:45.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, për mediat ka folur shkurt lidhur me rastin.

“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë ai. /GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministri peci prane prodhuesve bujqesore ne drenice 6283f3e8cc917
Story i mëparshëm

Ministri Peci pranë prodhuesve bujqësorë në Drenicë

partia socialiste ndryshon drejtuesit politik ne dy qarqe ulsi manja merr lezhen ne diber 6283f4d9cbc7e
Story i radhës

Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër…

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë