Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër…

Partia Socialiste ka bërë ndryshime për drejtuesit e saj politik në qarkun e Lezhës dhe Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se drejtues politik në qarkun e Lezhës është vendosur Ulsi Manja duke zëvendësuar Blendi Klosin.

Për Klosin, Gjiknuri  shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të Ps-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ.

Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Detaje nga kërcënimi me bombë në Universitetin e Prishtinës, Policia: Alarm i rremë

Story i radhës

A do të bashkohet edhe Austria në NATO, tregon kancelari austriak

Të fundit nga