Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën si pasojë e një aksidenti dhe një tjetër u plagos rëndë.
Sipas informacioneve, një nga të miturit ndërroi jetë përballë dyqanit të familjarëve të tij, në zonën ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë. Mësohet se prindërit e tij ndodhen në Itali.
Burime bëjnë të ditur gjithashtu se viktima tjetër dhe personi i plagosur janë kushërinj mes tyre.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Nikoll Radaçi, raportohet se njihej në zonë si person problematik. Sipas dëshmive të fqinjëve, ai shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: botasot.info


