Dështon tentativa për ta kaluar drogën në Malin e Zi, arrestohet në falgrancë shqiptari

min lexim

Ka qenë tentavië dëshpëruese ajo e shqiptarit 43-vjeçar për kalimin e paligjshëm të një sasie drogë në Malin e Zi. Policia ka kryer një kontroll të imtësishëm dhe si pasojë është bërë e mundur sekuestrimi i sasisë së drogës e llojit, kanabis.

Muriqan, Shkodër

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat  e kalimit kufitar, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Derbi lodinez për zonën Champions

Story i radhës

Njofton QKUK: Mbingarkohet Klinika Emergjente

Të fundit nga