Dështon plani i opozitës për bllokim të Kuvendit, shumica me 61 vota shkarkon Zendelin

March 3, 2022
1 minut lexim

Me 61 vota pro, asnjë kundër e të përmbajtur shumica parlamentare ka konstatuar shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvijza Besa nga pozita anëtarë I Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton gazeta.mk

Shkarkimi i Zendelit vjen pas një debati tre ditorë dhe I njëjti ditë më parë u mbrojt nga opozita e bashkuar shqiptaro-maqedone, VMRO, Levica dhe ASH.

I pyetur nga gazeta.mk Zendeli ka thënë se Nuk po përdoret si  figurë e VMRO-së për të bllokuar Kuvendin. Në prononcimin e tij ka thënë se partitë opozitare të bashkuara, shqiptaro-maqedone po mbrojnë procedurën e jo emrin e përvetshëm. Sipas tij po shkelet procedura, njofton gazeta.mk

“Ska të bëj asgjë me VMRO-në. Ka të bëj me shkarkimin tim i cili është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, i tha Zendeli portalit gazeta.mk

Ndryshe, dje deputetët e shumicës, Arbër Ademi dhe Skender Zejdi Rexhepi, akuzuan opozitën e bashkuar shqiptaro-maqedone se nëpërmes zotit Zendeli po tentojnë të bllokojnë funksionimin e Kuvendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhi orët e fundit në Fier: Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Story i radhës

ASH: Dekretimi i Fërçkovskit në OKB, skandal diplomatik

Të fundit nga

ShkoLartë