Dështon marrëveshja mes futbollistit dhe Ferizajt

1 minut lexim

Ferizaj është njëra prej skuadrave më aktive në Superligë në merkaton verore duke i transferuar disa lojtarë.

Ferizaj ishte afër që ta transferonte mbrojtësin e majtë, Çlirim Avdullin.

Enigma mëson se një marrëveshje mes Avdullit dhe Ferizajt ka dështuar në çastet e fundit për shkak se nuk kanë arritur të merren vesh për çështjen e pagesës.

Çlirim Avdulli ka oferta të tjera nga Superliga dhe mbetet të shihet se ku do të përfundojë deri në përfundimin e merkatos.

Avdulli së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës ku ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar duke fascinuar me paraqitjet e tij.

Kujtojmë që Avdulli më parë ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës, Arbërisë dhe Hajvalisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bukuritë e Prespës në Shqipëri, destinacion i turistëve vendas e të huaj

Story i radhës

Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Të fundit nga