Dështimi i takimit Kurti-Vuçiq

Sa herë që ndoshta mund të thuhej se duhet të gjejmë përparim në çështjet e negociatave në zgjidhjen e problemeve në mes palës serbe dhe shqiptare dhe Brukselit zyrtar përpiqet që t’i afrojë dhe bashkojë liderët kryesor në kuadër të këtij procesi, për të rrumbullakësuar marrëveshjen në fjalë, si gjithherë Vuçiqi dhe Serbia, ka gjetur ndonjë pretekst të sabotimit dhe dështimit të takimeve, duke e lënë palën kosovare si fajtore të dështimeve.

Serbia me urdhrat e Vuçiqit, ka inskenuar gjithherë skena të grupacioneve serbe në veri të vendit, duke angazhuar dhe organizuar njerëz me tipare kriminale, të cilët përmes formave dhe veprimeve arrogante kanë bllokuar dhe barrikaduar rrugët dhe lëvizjet e njerëzve në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, duke provokuar dhe rrezikuar disa herë edhe jetën e policisë së Kosovës.

Përndryshe, si do të ishte e mundur të ndodhnin në vendet tjera kufitare të rajonit, apo të Evropës, sikur ishte edhe rasti i fundit në veri të Kosovës, ku ngjarja e ndodhur mund të merrte formë tragjike, me ç’rast një shofer kamioni dhe ndihmësi i tij i këtij komuniteti nuk i ndalen policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli që dyshohej për kontrabandë të mallrave, në vend që të ndalen dhe ti respektojnë urdhrat policore, ata në formë terroriste u revanshohen policisë me kamion, me ç’rast pesë anëtarë të policisë lëndohen, që ka mundur t’u rrezikohet edhe jeta e tyre.

Por, kjo nuk është e gjitha, kur ndërgjegjja e njeriut nuk merr mbi vete përgjegjësinë e veprimeve të veta, atë e pushtojnë djajtë, që nënkuptojmë se edhe Serbinë e kanë pushtuar djajtë në një mënyrë, dhe Kosova e ka të vështirë rrugën e saj të pajtimit me Serbinë, sepse këta janë vetë djajtë, të cilët qeverisin pushtetin e njeriut përmes instinkteve dhe etjes egoiste, që ua diktojnë mitet dhe bota e tyre serbe.

Prandaj, Kosova vetëm përmes rrugëve paqësore që mund të jenë format më të shquara të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore Kosovë-Serbi, si e vetmja rrugëzgjidhje e çështjes në mes këtyre dy vendeve, ndërsa rrugët tjera represive, apo rrugët e forcës të cilat pala serbe po i vënë përpara të tjerave, përmes kërcënimeve të ndryshme dhe duke ekspozuar shpeshherë forcën e saj luftarake, kjo formë i përket të kaluarës primitive dhe agresive e cila nuk qon në një rrugëzgjidhje dhe marrëveshje paqësore ndonjëherë dhe asnjëherë.

Skenat dhe prapaskenat politike që po i inskenon Vuçiqi dhe Serbia, ndaj shtetit të Kosovës, sa herë që caktohet në Bruksel agjenda e takimeve, janë përpjekje të kundërta të një marrëveshje paqësore, sepse ndryshe e thotë dhe ndryshe e realizon në jetën praktike edhe për kundër asaj që bëjnë thirrje SHBA-të dhe BE-ja, që të investohet sa më shumë në kuadër të një pajtimi në mes palëve, dhe për ti hapur dyert njëra-tjetrës si dy shtete të barabarta.

Takimi Kurti-Vuçiq, në muajin korrik të këtij viti, do duhej të ishte edhe në agjendën e BE-së, dhe në koordinim të përfaqësuesit special për dialog M. Llajçak, për të afruar palët për të realizuar një komponentë të bisedimeve për marrëveshje dhe të ndriçohet raporti brenda një sfondi kohor lidhur me zgjedhjen përfundimtare, apo të një rrumbullakimi të një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe në koordinim me SHBA-të, por në realitet një gjë e tillë duket se po merr kohë dhe kahe tjetër me fajin e palës serbe, së cilës i konvenon mjegullira për të krijuar opinion të keq, kinse pala tjetër nuk është e gatshme.

Kosova ndjehet në një pozicion të përmbajtur, e cila duhet të dalë jashtë mjegullës së lojërave dhe dinakërisë së Vuçiqit, i cili në rrethanat e fundit me imazhin që po krijon ndër të tjera shfaqet edhe si një lider i moderuar dhe i përkëdhelur me një dozë të madhe nga qarqe të fuqishme të botës, siç është Rusia dhe Kina, dhe koha që po vjen ka një qartësi të frikshme në veçanti lufta e Rusisë pushtuese ndaj Ukrainës, që nuk përjashton mundësinë e ndikimit të një trazire edhe rrëmuje në Ballkanin perëndimor.

Evropa duhet të merr në konsideratë pa paragjykime çështjen e zgjedhjes së menjëhershme të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të krijohen mundësi të reja veprimi për faktin se sa më shumë kohë që kalon, zgjidhja e problemeve ndërnjerëzore në mes këtyre dy vendeve ndërlikohet duke iu nënshtruar rrethanave dhe kritereve të kohës, dhe kjo formë njerëzore nuk do të sigurojë zgjidhjen e problemeve ekzistenciale e ca më pak do të kthejë Ballkanin në paqe, duke e bartë të ardhmen njerëzore të këtij rajoni në frikë, e cila do të vazhdojë me shpresën deri sa të fillojë një botë tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Ngadalë por sigurt po i bashkohemi familjes evropiane

Story i radhës

Zjarri dogji dhjetëra hektarë bimësi dhe rrezikoi shtëpitë, neutralizohen flakët në Lezhë

Të fundit nga