Dëshmojnë të punësuarit në sekretariatin e Qeverisë, gjykimi “Softuerët” vazhdon më 9 shkurt

3 shkurt – Në Gjykatën Themelore Penale me propozim të mbrojtjes, sot janë dëgjuar dëshmitarë, punonjës në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë në lidhje me rastin “Softuerët”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Janë marrë në pyetje dëshmitarët Zorica Stojanoviq, Agim Mahmuti dhe Mirçe Janev.

I akuzuari Dragi Rashkovski, përmes pyetjeve të drejtpërdrejta, ka bërë pyetje lidhur me provat konkrete, korrespodencën dhe përgjigjet nga Qeveria, në drejtim të asaj se a janë dëshmitarët hartues të tyre.

Dëlshmitë i referoheshin faktit se, siç pretendon mbrojtja, dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik janë të regjistruara në mënyrë transparente në mjetet bazike të Qeverisë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim i kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe firnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski është i akuzuar për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat ndëshkuese”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Prezantohen dëshmi materiale në rastin “Softuerët”

Story i radhës

Türkiye thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për ta njohur Qipron Veriore

Të fundit nga