Dëshmitar i sulmit me thikë

June 8, 2023
1 minut lexim

Anthony Le Tallec është një futbollist francez që luan për Annecy FC, klub i Ligue 2 nga qyteti i vogël në Alpet Franceze. Në fillimet e karrierës së tij ai ka qenë pjesë e Liverpoolit, madje është aktivizuar në 17 ndeshje në Premier League me “The Reds”.

Këtë të enjte, ai rrëfeu për mediet, si dëshmitar, ngjarjen e rëndë që ndodhi në një park në Annecy, ku u sulmua me thikë katër fëmijë një një i rritur.

“Po vrapoja buzë liqenit dhe papritmas shoh dhjetëra njerëz që vinin të tmerruar drejt meje.

Një nënë më thotë: “Vrapo! Vrapo! Dikush po i godet me thikë të gjithë përtej liqenit. Kanë goditur me thikë fëmijët. Vrapo! Vrapo!”

Le Tallec ishte shumë kritik ndaj policisë, që ishte e paaftë ta neutralizonte në kohë agresorin.

“Pashë që djali, në të vërtetë, po vinte përpara meje. Dhe shoh policët, 5 ose 10 metra pas tij, që nuk mund ta kapin. Ai po vinte drejt meje, kështu që u zhvendosa pak anash. Ai vrapoi drejt një çifti pleqsh. Aty sulmoi gjyshin. E goditi me thikë dhe policët, që i shkonin nga pas, nuk e kapnin dot. I thashë policit që ta qëllonte, sepse ai po i godiste të gjithë. Ai sulmoi një herë, dy here…”

“Ai qëlloi në drejtim të personit dhe ai ra në tokë. Gjyshi ishte plagosur. Vazhdova më tej dhe shoh fëmijë në tokë në fund të liqenit. Ishte për të ardhur keq, fëmijë të plagosur, është e pabesueshme. Por policia, ngadalësia…

Kjo është ajo që vura re, është e pabesueshme sa të ngadalshëm janë për të vënë në lëvizje ndonjë gjë. Djaloshi pati kohë ta godiste dy herë me thikë plakun. Është çmenduri të ndodhë një ngjarje e tillë në Annecy”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shoqëria civile: Partitë politike, unanime në cenimin e integritetit zgjedhor

Story i radhës

Kosova U14 starton me humbje turpëruese

Të fundit nga

ShkoLartë