Dëshira e prindërve për fëmijët e tyre dhe realiteti!

June 6, 2022
1 minut lexim

Dëshira e shumë prindërve jo vetëm shqiptarë, por edhe të popujve tjerë nga dëshira që djemtë e tyre të bëhen si filozofët dhe shkencëtarët e njohur në botë në të kaluarën me emrat e tyre i pagëzojnë djemtë e tyre, si bije fjala: Platon, Sokrat, Demokrat, Spinozë, Ismail dhe emra të tjerë të njohur të shkencës, letërsisë, filozofisë dhe përgjithësisht të dijës universale njerëzore.

Natyrisht se kjo nuk do të kishte as një të keqe sikur djemtë e këtyre prindërve, jo edhe të gjithë jo vetëm që nuk do të bëheshin sikur ata filozof e mendimtarë emrat e të cilëve i kanë, por përfundojnë analfabet, hajna dhe të pa edukatë, të cilët më shumë të këqija se t’mira i sjellin shoqërisë.

Shpesh ndodhë që prindërit e këtyre fëmijëve në pozita të larta shtetërore dhe politike, mundohen me dallavere dhe intervenime për t’i bërë të mençur fëmijët e tyre, duke i regjistruar pa meritë në ca fakultete të rëndësishme si në mjekësi dhe fusha tjera pa e ditur se për ta përfunduar një fakultet të tillë kërkohet dije dhe jo dallavere, prandaj edhe shumicën e profesorëve të këtyre institucioneve të larta arsimore i vënë në pozita të rënda, ngase e kanë shumë të vështirë për të thënë të pamundur për të dhënë nota pa dije, prandaj ka patur raste kur ca prindër edhe i kanë sulmuar fizikisht profesorët e këtyre fakulteteve pse nuk u japin nota kaluese pa dije fëmijëve të tyre.

Kështu jo vetëm të ne, por në cilido vend të botës nuk ngritet cilësia e arsimit dhe dijes, përkundrazi ulet cilësia e dijes dhe aftësia e profesionalizmit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, për vende tjera nuk po flasë, por te ne kjo eksperiencë tepër negative në fushën e arsimit duhet të merrë fund urgjentisht me dëshirën më të madhe që ta kemi një arsim cilësor dhe një dije të lartë shkencore në fushën e profesioneve të ndryshme siç e kanë popujt më të përparuar në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky paralajmëron ngecje të madh të grurit

Story i radhës

Praktikat “grabitqare”, AKEP paralajmëron operatorët: Hiqni dorë ose mund të ndërhyjmë te çmimet me pakicë

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë