deschamps zgjedhjet ne france futbollistet kane ndjeshmeri 666f58b7f0bee

Deschamps: Zgjedhjet në Francë? Futbollistët kanë ndjeshmëri

June 16, 2024
1 minut lexim

Në prag të debutimit në Euro 2024 kundër Austrisë, Didier Deschamps nuk dëshiron të flasë për politikë dhe zgjedhje dhe të mendojë vetëm për futbollin, por nuk mund të mos thotë se çfarë mendon për frazat kundër Le Pen të disa lojtarëve të ekipit të tij.

“Nuk do të komentoj çfarë thonë lojtarët, të tjerët folën dje, disa duan të flasin më shumë se të tjerët, është normale sepse nuk janë të panjohur për situatën që po kalon Franca. Ata janë futbollistë, por në radhë të parë qytetarë, dhe kanë mundësinë të thonë gjëra që me ndjeshmërinë e tyre ndoshta do të ushqejnë debatin”.

Por më pas ka vend vetëm për synimin për të fituar trofeun e vetëm që si trajner kombëtar i mungon ende (e ka fituar si futbollist, në vitin 2000). Ndërkohë i kujtojnë se si trajner i Francës nuk e ka humbur asnjëherë ndeshjen e parë në ndonjë event madhor.

“Në nivelin më të lartë, askush nuk mund të jetë i sigurt për asgjë.

Ne e kemi analizuar Austrinë dhe kemi të gjitha informacionet. Ajo që mund të shohim është se kjo skuadër luan me shumë intensitet”.

Nga ana tjetër, atij i përgjigjet trajneri rival, Ralf Rangnick, i cili, për të qenë trajner i Austrisë, refuzoi ofertën e Bayernit.

“Franca ka ndoshta skuadrën më të mirë mes të gjithë pjesëmarrësve në Kampionatin Evropian për sa i përket cilësisë së lojtarëve, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Për disa gjëra duhet të veprojmë më mirë si skuadër dhe të shfrytëzojmë mundësitë në momente vendimtare, jam i bindur se mund ta bëjmë këtë së bashku. Mbappe? Ai dhe Haaland janë ndoshta sulmuesit më të mirë në botë”:

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zgjedhjet ne britani sondazhet parashikojne humbjen e sunak 666f569cf0aeb
Story i mëparshëm

​Zgjedhjet në Britani, sondazhet parashikojnë humbjen e Sunak

burri im thote se mungesa e seksit me mua e shtyu te grate tjera jam shume e lenduar dhe e zemeruar 666f592f99ef6
Story i radhës

“Burri im thotë se mungesa e seksit me mua e shtyu te gratë tjera – jam shumë e lënduar dhe e zemëruar”

Të fundit nga

Cara prezantohet në skuadrën e re

Tedi Cara u largua nga Partizani pas një karriere gati 5-vjeçare në klubin e kuq të kryeqytetit. Tashmë sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e Oleksandriya në kampionatin ukrainas pasi u shit për shifrën

Abdixhiku fton sërish Kurtin për debat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë tubimeve zgjedhore. Gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7, Abdixhiku
ShkoLartë