Dita e zgjedhjeve në Komunën e Qendër Zhupës po kalon pa probleme, me rritjen e përqindjes së daljes. Deri në orën 13, të drejtën e votës e kanë realizuar 1.817 qytetarë ose 25 për qind nga gjithsej 7.154 votues të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.
“Në të gjitha 16 vendvotimet, dita e zgjedhjeve po kalon pa probleme, ndërsa pasdite pritet një jehonë më e madhe”, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.
Krahasuar me zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit, kur jehona ishte 18,17, tani është më e lartë për 6,83 për qind.
Në këtë komunë, ku mbi 60 për qind e popullsisë është në një nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Itali, përsëritet votimi për kryetar komune, për shkak të censusit të pasiguruar prej 1/3 nga numri i përgjithshëm i votuesve. Prezenca e tyre tani pritet ta sigurojë censusin e nevojshëm prej 2.385 votues.