Deri në 5 mijë euro m² në qendër të Tiranës e ish-Bllok, rriten çmimet në ndërtim

1 minut lexim

Në pjesën qendrore të Tiranës, një metër katror po shitet deri në 5.000 euro.

Rritja e shpejtë lidhet me kostot e shtuara në ndërtim, të cilat janë dyfishuar këtë vit. Sipas ndërtuesve, nga 400 në 800 euro për metër katror.

Për Shoqatën e Ndërtuesve shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit, si edhe taksat, janë arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Po ashtu, për çmimin e shitjes, po ndikojnë edhe karburantet.

Projektet luksoze dhe kërkesat për punime me cilësi kanë bërë që çmimi i shitjes të rritet më 1.000 euro pranë sheshit Skënderbej dhe në zonën e ish-Bllokut.

Agjentët e shitjeve thonë se me gjithë shtrenjtimin, kërkesat për blerje apartamentesh apo biznesesh nuk mungojnë, çka e bëjnë Tiranën një zonë të lakmuar për jetesë dhe tregti. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhunuan seksualisht të miturën, lihen në burg dy të miturit

Story i radhës

Si ta bësh një mashkull të fiksohet pas jush

Të fundit nga