Sot 23 vjet nga kidnapimi i profesor Ukshin Hotit dhe jo zhdukja, ashtu si thuajse ç’doher thuhet për t‘gjithë të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Profesor Ukshin Hoti i burgosur, torturuar dhe kidnapuar me urdhër të aparatit shtetëror fashist, barbar, gjenocidial, kriminel serb.
Profesori u burgos disa herë!
Ishte i pari që shkroi për konceptin e demokracisë, autentike në trojet shqiptare.
Koka e ndritur, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe i filozofisë Ukshin Hoti, gjatë një homazhi për nder të dëshmorëve të rënë, nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec.
Del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Profesor, unë i‘u kërkoj falje.
Ne t‘gjithë, pavarësisht pozitave apo gjendjes në atë kohë, nuk bëmë asgjë për ju madje nuk e organizuam as edhe një Demostrat për lirimin tuaj!
Ju bëtë, shumë për ne.