Dërgohet për trajtim në Turqi i riu që u lëndua nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në Prizren

January 6, 2025
1 minut lexim

I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi.

Për këtë ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ku thuhet se në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Abdurrahman Memajt do t’i mundësohet trajtimi mjekësor.

“Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren”.

“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar.

 Lusim Zotin Fuqiplotë që Abdurrahman Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: Ukraina do të pranonte garanci sigurie vetëm nga SHBA

Story i radhës

Emma Stone i befason të gjithë në “Golden Globes 2025”

Të fundit nga

ShkoLartë