derbi mes napolit dhe interit ja formacionet zyrtare 6207dded87b26

Derbi mes Napolit dhe Interit, ja formacionet zyrtare

February 12, 2022
1 minut lexim

Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi italian mes Napolit dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25 të Serie A.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Napoli shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Venezias, kurse Interi u mposht me rezultat të ngushtë të 2:1 nga Milani.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e parë me 53 pikë, krahas Napolit që renditet në vendin e dytë me 52 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Interi nuk do të paraqiten Bastoni, Correa, Gosens dhe Vecino, kurse te Napoli do të mungojnë Lozano dhe Tuanzebe.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Rui, Koulibaly, Rrahmani, Di Lorenzo; Lobotka, Ruiz; Insigne, Zielinski, Politano; Osimhen

Inter (3-5-2): Handanovic; De Vrij, Skriniar, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te q bota vajzat shkaterrove nje cift pas asaj qe tha per triksen shokohet aktori dhe merr vendimin drastik 6207ddeb4aa2c
Story i mëparshëm

‘Të q*** bota vajzat. Shkatërrove një çift’/ Pas asaj që tha për Triksën, shokohet aktori dhe merr vendimin drastik

a po nderhyjne nderkombetaret ne zgjedhje berisha asgje se pengon fitoren e shtepise se lirise 6207ddefae2fb
Story i radhës

A po ndërhyjnë ndërkombëtarët në zgjedhje? Berisha: Asgjë se pengon fitoren e Shtëpisë së Lirisë

Të fundit nga

ShkoLartë