A po ndërhyjnë ndërkombëtarët në zgjedhje? Berisha: Asgjë se pengon fitoren e Shtëpisë së Lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur në fitoren e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Këtë fitore, tha ai në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Ora News Bepin Kolvata, nuk mund ta pengojë asgjë, përfshirë edhe ndërhyrjet nga ndërkombëtarët.

Berisha: Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” pa arritur fitoren e merituar. Kjo Parti Demokratike sot është në këmbë, është opozitë e vërtetë, është ajo që prisnin me padurim shqiptarët.

Ndërsa demokratëve që gjenden ende në selinë e PD në Shkodër ai përcolli këtë mesazh.

Berisha: Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga shpifa, maska e pluralizimit Lul Brava dhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Ky është mesazhi im për çdo demokrat kudo që ndodhet. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriu që në 30 vite ka krijuar standardin më të paimagjinueshëm të qëndrimit ndaj vetes, një peng i vërtetë, besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë përfaqëson

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Derbi mes Napolit dhe Interit, ja formacionet zyrtare

Story i radhës

Fushë-Kosovë: 53 mësimdhënës s’marrin paga

Të fundit nga