Derbi i Stambollit për Milot Rashicën

July 15, 2023
1 minut lexim

Milot Rashica përfundoi periudhën e huazimit në radhët e Gallatasarait dhe tani i duhet të kthehet te Noruiçi, ekipi që zotëron kartonin e tij.

Lojtari shqiptar la gjurmë në Stamboll, ku ndihmoi klubin të fitonte titullin kampion. Gallatasarai dëshiron ta ketë sërish pjesë të organikës së vetë 27-vjeçarin, por në garë për të ka hyrë në tjetër klub turk.

Fenerbahçja zhvendosur derbin e Stambollit në merkato, teksa kërkon të transferojë Milot Rashicën.

Por ky i fundit i ka të qarta idetë e tij.

Sipas “Fotomaç”-it, Rashica i ka thënë drejtuesëve të Noruiçit se nuk dëshiron ekip tjetër veç Gallatasarait në Turqi. Në rast se verdhekuqtë do të paraqesin një ofertë zyrtare në zyrat e klubit anglez, atëherë lojtari shqiptar do të jepte menjëherë dritën jeshile për transferimin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pakistan, rritet numri i të evakuuarve nga rajonet e goditura nga përmbytjet

Story i radhës

Petrit Vasili reagon me tone të ashpra ndaj Ramës: Ja si grabiten për çdo ditë shqiptarët e lënë jetim nga qeveria e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë