Derbi i madh mes skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut në futboll, zhvillohet nesër në Strugë (13.00), ku ndeshen lideri i kampionatit Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës që renditet në vend të dytë.
Derbi i javës së 15-të sjell edhe emocione kur kihet parasysh se në petkun e Struga Trim Lum paraqitet sulmuesi më i mirë dhe ish futbollisti i Shkëndijes.
Struganët kryesojnë me 27 pikë, kanë tre më shumë se Shkëndija.
Ndeshje që luftohet për vend të parë.
Futbollisti i Strugës, Hristijan Maleski, e pret me padurim takimin. I riu edhe pse është vetëm 20 vjeç do të jetë një nga atutë kryesore për trajnerin Srgjan Zaharievski. Me golat dhe asistimet e tij, së bashku me Ibrahimin dhe pjesën tjetër të sulmit ndaj Strugës, ai thjesht sjell frikë për mbrojtjet kundërshtare.
Ky është një duel mes të parit dhe të dytit në tabelë. Një ndeshje tepër e rëndësishme, e cila mund të vendosë se kush do të jetë kampioni i vjeshtës.
“Është e qartë se ne e respektojmë Shkëndijen, ata janë një ekip cilësore. Pres një ndeshje super interesante, shikues, gola.
Ky do të jetë një derbi i madh ku takohen dy ekipe cilësore. Pres fitoren tonë, nuk e fshehu, besoj në cilësitë e ekipit tonë dhe të bashkëlojtarëve të mi.
Thjesht duhet të luajmë me mençuri dhe zgjuarsi, për të zbatuar idetë taktike të stafit tonë”, tha sulmuesi i ri për “Sportmedia”.