Grabitja në Divjakë/ Pas denoncimit, policia jep detaje për ngjarjen: Një person me armë mori paratë dhe u largua

Policia ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë pasditen e sotme pas denoncimit të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Story i radhës

Duartroket 1140 herë në një minutë, i riu nga Iowa thyen rekordin Guinness (VIDEO)

Të fundit nga