deputetja shqiptare humb bashkeshortin la pas dy femije 6a70487023d76

Deputetja shqiptare humb bashkëshortin, la pas dy fëmijë

August 3, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën bashkëshortit me një mesazh prekës.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi ajo.

Më pas, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, njoftoi se Ladi Ndoja u nda papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Në mesazhin e tij ai e cilësoi humbjen si një goditje të rëndë për familjen, duke theksuar se Ladi la pas bashkëshorten, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

“Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, të cilëve do t’u mungojë përherë shtylla e familjes”, shkruan Aleksandër Ndoja, ndërsa kërkon mirëkuptimin e miqve dhe të afërmve në këto momente të vështira.

Ai e mbyll mesazhin me fjalët: “U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona.”

Ladi Ndoja nga Rrësheni, u arrestua në maj 2025 për krime zgjedhore, teksa në vitin 2025 Ndoja ra në pranga në Valencia të Italisë bashkë me tjetër shqiptar, Lorenc Dona, 31- vjeç, të cilit kishin kthyer një banesë në shtëpi droge. Kanabisin më pas e përpunonin dhe e tregtonin në tregun italian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

11 vjet nga miratimi i gjykates speciale 6a7047f732dc2
Lajmi i mëparshëm

​11 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

2 anetare te ekuipazhit humben jeten pasi dy helikoptere zjarrfikes u perplasen gjate shuarjes te nje zjarri ne greqi 6a7048d02c3d8
Lajmi i radhës

​2 anëtarë të ekuipazhit humbën jetën pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë shuarjes të një zjarri në Greqi

Të fundit nga

​11 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, 11 vjet më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ishin 82 vota
ShkoLartë