11 vjet nga miratimi i gjykates speciale 6a7047f732dc2

​11 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

August 3, 2026
1 minut lexim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, 11 vjet më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Deri më tani, Salih Mustafa është dënuar me vendim të formës së prerë me 15 vjet burg për krime lufte. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë dhe kanë përfunduar vuajtjen e dënimeve të tyre. Ndërkaq, Pjetër Shala është dënuar me vendim të formës së prerë me 13 vjet burg. Procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit vazhdon ende në Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet ne shkup lekundjet ndihen edhe ne zonat perreth 6a6fbfc91f26c
Lajmi i mëparshëm

Tërmet në Shkup, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

deputetja shqiptare humb bashkeshortin la pas dy femije 6a70487023d76
Lajmi i radhës

Deputetja shqiptare humb bashkëshortin, la pas dy fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë