Deputetja e VMRO DPMNE-së e quan UÇK-në organizatë terroriste?!

June 6, 2022
min lexim

Opozita çdo ditë e më zëshëm po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. E edhe deputetet e saj, po sillen sikur janë në fushatë. Edhe në të kaluarën, me afrimin e fushatës, emri i Ivanka Vasilevskës bëhej i njohur për publikun. Njësoj si atëherë, edhe tani emri i saj filloj të sillet nëpër media. Ajo mbrëmë, akuzoi BDI-në se ka dalë prej një organizate terroriste, duke aluduar në UÇK-në.

Ju vini prej një partie e cila e ka prejardhjen prej në organizate terroriste.
Ju për këtë fjalë publike të thënë do ta kuptosh më vonë.
Çfarë do të kuptoj?
Vet do ta kuptosh.
Edhe mua do të më therni? Do e shkruani shkronjën më me thikë në trupin tim? tha Ivanka Vasilevska, deputete VMRO-DPMNE-së

Nga partia e saj sot refuzuan të komentojnë këtë deklaratë. I ikën edhe pyetjes se a do të bashkëpunojnë në të ardhmen me një parti, për të cilën konsiderojnë se zanafillën e ka prej një organizate terroriste.

Sot flasim vetëm për temën për të cilën po flasim dhe nuk do të lejojë që të defokusojmë me çështje tjera, tha Nikolla Micevski deputet i VMRO-DPMNE-së
E deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se deklarata e fundit nga Vasilevska flet shumë për politikanët si ajo.

Kjo është edhe një deklaratë fatkeqe. Paramendojeni edhe zonja e nderuar, Vasilevska, është nënshkruese kundër Talat Xhaferit. Kjo flet shumë. Prandaj po e them se këta deputet të cilët asnjëherë nuk morën guximin që të bëjnë një hap prapa nga deklarata të tilla, ofenduese, fyese, shpifëse ndaj shqiptarëve në përgjegjësi dhe ndaj BDI-së në veçanti, ata sot na mbajnë ligjërata të moralit dhe etikës. Kjo flet për deputetet në fjalë, flet për kapacitetet e tyre demokratike dhe politike, deklaroi Arbër Ademi, deptet i BDI-së
Vasilevska është e njohur për deklarata të tilla që nxisin urrejtje ndëretnike dhe urrejtje ndaj faktorit ndërkombëtar edhe në kohën kur shtirej se është analiste e pavarur.

Një njeriut normal deri më tani do ti plaste filmi 1000 herë. Ku është Ministria e punëve të jashtme? Duhej që ti tërhiqej vëmendja ambasadorit të SHBA-së. Çka kërkon ai mbrëmë në KSHZ?
Qytetarët maqedonas nuk kanë më durim,deklaroi Ivanka Vasilvska
Vasilevska mbrëmë akuzoi deputetet e BDI-së se i përket një partie e cila ka dalë nga një organizatë terroriste, e nga ana tjetër, i fejuari i saj ishte i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pikërisht për veprën: Kërcënim terrorist i rendit dhe sigurisë kushtetuese.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania thotë se raketat që do t’i japë Ukrainës, do të rrisin aftësitë ushtarake të saj

Story i radhës

LSM dorëzon amendamente për rritjen e rrogave në sektorin publik

Të fundit nga

ShkoLartë