Deputetja e VMRO-DPMNE-së e gris para deputetëve letrën me propozimin francez ( VIDEO)

July 14, 2022
1 minut lexim

Deputetja e VMRO-DPMNE- së Dafina Stojanoska, sot në seancën e Kuvendit ku diskutohet për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, në shenjë revolte ka shqyer letrën në të cilin ishte pikërisht propozimi i dhënë nga presidenca franceze.

Në fjalimin e saj ajo u tha deputetëve të shumicës parlamentare se “populli thotë ‘Jo’ për asimilimin dhe se ata nuk do të diskutojnë në lidhje me këtë pikë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua t’ju them edhe një gjë se asnjë dokument që do ta nënshkruani, votoni apo kaloni nuk do të ketë legjitimitet dhe vlefshmëri derisa të marrë nënshkrimin më të rëndësishëm dhe vulën më të rëndësishme, që është vula dhe leja e popullit maqedonas. Prandaj, sado që të provoni sot këtu të bëni dhe të thoni që jeni demokratë dhe transparentë, se keni vlera evropiane, unë mund t’ju them vetëm një gjë se ky dokument i rremë nuk është një dokument për të cilin do të debatojmë sot”.

“Unë do ta shqyej këtu para jush dhe shpresoj dhe uroj që ky zë i grisjes së letrës sa jeni gjallë t’ju shpojë veshët që keni dhe shpirtrat që nuk i keni”, u tha Stojanoska deputetëve të shumicës.

Ndryshe, pas miratimit të sotëm të propozimit francez me shumicë të thjeshtë, ai do të dërgohet në Qeveri për shqyrtim.

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Problemet me Bullgarinë, Von Der Leyen: Dallimet, jashtë kornizës negociuese

Story i radhës

Dy gazetarë të vrarë hedhin hije në udhëtimin e Bidenit në Lindjen e Mesme

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë