Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ka vlerësuar pa transparencë.
Kadrijaj thotë thotë se s’ka informata deri ku ka shkuar dakordimi.
“Siç nuk e keni informata ju as ne se nuk po ka transparencë aspak në raport me publikun. Herën e fundit e pamë një dakordancë që është arrit dhe nuk kemi informata se deri ku kanë arritur ose cila është ajo marrëveshje. Ajo çka është kuptuar nga BE ka qenë spostimi i implementimit të kësaj marrëveshje për rregulloren e BQK të mos fillojë menjëherë të implementohet”, deklaroi Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së vlerëson se Qeveria aktuale nuk po i sjellë të mira Kosovës.
Ajo deklaron se çështja e dinarit s’është dashur të diskutohet në Bruksel.
“Kosova nuk është dashur të shkojë me diskutuar për çështjen e dinarit në Bruksel por veprimet e Qeverisë populliste po e sjellin Kosovën në një gjendje jo të mirë. Pasi e implementuan vendimin e Gjykatës për tokat e Manastirit të Deçanit edhe kanë pranuar marrëveshje për Asociacionin tash shkojnë në Bruksel për dinarin”, u shpreh ajo.