Deputeti i VV-së: Gjykata Kushtetuese është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me Gjykatën

November 19, 2024
1 minut lexim

Anëtari i Komisionit parlamentar të Legjislacionit, nga radhët e Vetëvendosjes.

Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së Zyrës së BE-së në Kosovës e cila një ditë më parë i reagoi kryeministrit Kurti duke thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik.

Basha tha për RTV21 se urojnë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por që vendimet e tyre po tregojnë që ajo është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me gjykatën.

“Ne secilën shoqëri demokratike diskutohen e debatohen të gjitha vendimet e gjykatave kushtetuese, apo të asaj Supreme në rastin e Amerikës. Pra debati dhe komentimi i vendimeve NUK është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është ndërhyrje në ekzekutiv kur Gjykata Kushtetuese vlerëson për reforma, kompetencë kjo ekskluzive e qeverisë! Për fund, edhe ne urojmë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por që fatkeqësisht vendimet e tyre po tregojnë që ata janë nën influencë dhe në betejë me qeverinë, e jo qeveria me gjykatën!”, tha Basha.

Kryeministri Kurti javën e kaluar tha se Kushtetuesja me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po e bllokon reformën pozitive dhe progresiste deklaratë e cila ngjalli reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila për RTV21 tha se pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas denoncimit të “Fiks Fare”, SPAK 8 masa arresti për punonjësit Entin Kombëtar të Banesave

Story i radhës

LDK-ja ia merr VV-së një asamblist në Gjilan

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u
ShkoLartë