Deputetët s’heqin dorë nga apanazhi, Xhaferi: Deputetët s’punojnë vullnetarisht

Deputetët as këtë herë nuk ranë dakord për shfuqizimin e të drejtës së apanazhit për funksionarët shtetëror pas përfundimit të mandatit të tyre. Propozimi i “Të Majtës” që pas përfundimit të mandatit, deputetët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shtetëror të mos vazhdojnë të marrin rrogë nga shteti por të trajtohen si qytetarët e tjerë mori mbështetjen e vetëm 16 deputetëve, 13 votuan kundër kurse të tjerët nuk votuan aspak, shkruan Alsat.

“Ne kemi një situatë kur ministrat të cilët janë milionerë me plotë kuptimin e fjalës kërkojnë apanazh. Ata kanë shuma milionëshe në listat anketuese, kanë prona milionëshe dhe përsëri kërkojnë apanazh dhe t’i mbajë shteti, praktikisht në njërin prej shteteve më të varfra në Evropë. Është absolutisht e papranueshme”, tha Borislav Kërmov, Levica.

“Besoj se të gjithë e kemi parasysh që Kuvendi nuk është bashkësi lokale e cila funksionon mbi baza vullnetare pa kompensim dhe arsyetimi se ka funksionar që janë milionerë dhe në fund të mandatit shfrytëzojnë të drejtën ligjore që u takon me ligj qenka problemi kryesor. A çfarë do të bëjmë me ata që s’janë milionerë z. Borisllav Kërmov, siç s’jeni ju milioner dhe kur të mbaroni mandatin 4-vjeçar do të duhet të mbeteni në mëshirë të Zotit, ashtu siç praktika 30 vjeçare e funksionimit në këtë vend tregon se mandate më parë kemi pasur situatë që këtu për një ish deputet të vendoset kutia për grumbullim të mjeteve për ndihmë financiare”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Pala jonë janë persona që nuk dinë se çka janë negociatat, dinë vetëm ta ulin kokën

Story i radhës

Mickoski: Nuk jemi bullgarë

Të fundit nga