3
Shkup, 5 dhjetor – Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës të programit të IVLP sot janë takuar me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Angela Aggeler. Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Frontit Europian Arbana Pasholli.
“Si pjesëmarrëse e programit IVLP, sot në Kuvendin e R. të Maqedonisë së Veriut bashkë me kolegë të tjerë deputetë pjesëmarrës në programe të ndryshme të mbështetura nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut, patëm mundësinë dhe kënaqësinë të takohemi me Ambasadoren Angela Aggeler për të shkëmbyer rreth përshtypjeve dhe përvojës së fituar gjatë qëndrimit tonë në SHBA”, ka shkruar deputetja Arbana Pasholli nga BDI.
BURIMI: zhurnal.mk