“Deputetët dhe qeveritarët e përfshirë në rrahje do të ndiqen penalisht”

Të parët u intervistuan zëvëndëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati e më pas deputetët e PDK-së Hajdar Beqa dhe Mërgim Lushtaku.

Pas intervistimit, avokati i deputetit Lushtaku, Faton Fetahu, tha se klienti i tij është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Sipas tij Lushtaku, të gjitha veprimet i ka bërë në vetëmbrojtje.
“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës, ai përgjegjësitë e tij të deputetit dhe rregulloren e punës së Kuvendit, deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhynë në sallën e Kuvendit.”

Prokuroria ka ftuar për intervistim edhe deputetin tjetër të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti Haxhiu e konfirmoi për RTV21 se ai do të intervistohet javën e ardhshme.

Ndaj të përfshirëve në rrahje Prokuroria po zhvillon hetimet në drejtim të veprës penale “Sulmi”.
Avokatja, Fehmije Gashi, thotë se për këtë vepër penale parashihet edhe dënimi me burg. Sipas saj, edhe deputetët e qeveritarët e përfshirë në rrahje do të ndiqen penalisht ashtu si çdo person tjetër.

“Kjo është vepër penale dhe parashihet ndëshkim- dënim edhe me burg edhe aq më tepër se këtë rast kemi të bëjmë me sulm ndaj personave zyrtarë dhe kur sulmi i drejtohet personave zyrtarë edhe ndëshkueshmëria është më serioze. Edhe ata para ligjit janë të barabart sikurse të tjerët dhe natyrisht që do t’i nënshtrohen procedurës penale. Varësisht prej cilave veprave i jep prokuroria edhe pse dje kuptova që është vlerësuar sipas procedurave penale me veprën penale sulm dhe mandej pasi që kemi inicizime dhe ato incizime në praktikën gjuhësore quhen sanim i provave tjera pra s’ka nevojë as deklarim a sen kur gjithçka është e incizuar”.

Se deputetët dhe qeveritarët e përfshirë në rrahje mund të ndiqen penalisht e thotë edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

“Gjykata Kushtetuese në një kërkësë që është inciuar nga ana e Zyrës së kryeministrit kishte marrë një aktgjykim ku kishte folur lidhur me imunitetin e presidentit deputetëve, kryeministrit nëse të nëjtin mund të arrestohen të ndiqen penalisht.. Ky aktygjykim kishte përcaktuar se edhe deputetët edhe presidenti edhe ministrat që bëjnë vepra penale jashtë imunitetit funksional atëherë munden edhe të arrestohen edhe të ndiqen penalisht për veprat që dyshohen se mund të kryhen. Është fazë shumë e hershme për ta komentuar e për çfarë vepre penale mund të kualifikohet..”

Lidhur me rrahjen e djeshme në Kuvend, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerrë të gjitha veprimet sipas dispozitave ligjore të Kodit Penal, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje./21Media

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Lëngu që ju ndihmon të bëni gjumë të mirë

Story i radhës

Berisha: Flakët e djegësve të Ahmetajt do të shkrumbojnë dhe karrierën politike të Ramës

Të fundit nga