Berisha: Flakët e djegësve të Ahmetajt do të shkrumbojnë dhe karrierën politike të Ramës

Ish kryeministri, Sali Berisha, shprehet se kryesocialisti Rama është në panik dhe i tmerruar nga përballja me drejtësinë e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Fjalimin e Ramës lidhur me këtë çështje, Berisha e cilëson si një mashtrim, teksa i dridhet zëri, ndërsa thekson se kreu i qeverisë nuk përmendi inceneratorët dhe as arratisjen e Ahmetajt.

Edi Rama foli i tmerruar!

Ai i tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën “djegësa” dhe “arratisje” në fjalimin e tij.

Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama”, tha ai.

Duke e konsideruar largimin e Ahmetajt nga Shqipëria si arratisje të turpshme, Berisha shton se qeveria e Ramës doli zbuluar si një organizatë kriminale.

 “Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj.

Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se megafera e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë. Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama e konsideroi urdhër-arrestin për Ahmetajn si fryt të drejtësisë, për të cilën ka punuar. Ai shtoi se PS nuk bëhet mburojë për askënd, as për njerëzit e tij më të afërt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Deputetët dhe qeveritarët e përfshirë në rrahje do të ndiqen penalisht”

Story i radhës

Delegacioni nga Parlamenti belg jep përkrahje për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Të fundit nga