Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është shqiptuar gjobë ndaj 68-vjeçarit nga Gostivari, i cili para disa dite u fotografua derisa po lëvizte me veturë në Urën e Gurit në Shkup, përcjell. Gostivarasi është dënuar për tre shkelje në komunikacion.
“Gjatë ditës së djeshme (25.04.2022) është sanksionuar I.A. (68) nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili lëvizte me veturë pasagjerësh në Urën e Gurit në Shkup. Masat janë shqiptuar për shkak të lëvizjes kundër shenjës së komunikacionit, parkimit në zonë për këmbësorë dhe skadimit të lejes së komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së