Dënohet me 16 vjet burg udhëheqësi i kishës që abuzoi seksualisht me vajza

June 9, 2022
1 minut lexim

Naasón Joaquín García, udhëheqësi i megakishës La Luz del Mundo, është dënuar në një gjykatë në Los Anxhelos të ShBA-së me 16 vjet e tetë muaj burg, shkruan BBC.

53-vjeçari u deklarua fajtor javën e kaluar për tre akuza për abuzim seksual me vajza nga kongregacioni i tij.

Marrëveshja e tij për pranimin e fajësisë do të thotë se dënimi i tij është dukshëm më i shkurtër se burgimi i përjetshëm me të cilin mund të përballej nëse do të ishte shpallur fajtor në gjykim.

Për ndjekësit e tij, Naasón Joaquín García njihet si “Apostulli”.

Organizata fondamentaliste e krishterë, La Luz del Mundo (që do të thotë Drita e Botës në spanjisht) u themelua në Meksikë më 1926 nga gjyshi i Naasón Joaquín García, Eusebio Joaquín González.

Ndikimi i kishës është përhapur vitet e fundit dhe është i fortë në pjesë të Kalifornisë që kanë popullsi të mëdha hispanike, të cilat Garcia i vizitonte shpesh.

Ai u arrestua në aeroportin e Los Anxhelosit në vitin 2019 së bashku me dy nga ndjekëset e tij femra, teksa mbërritën me avion privat.

Kisha thotë se ka pagëzuar më shumë se pesë milionë njerëz në mbarë botën, por numri i ndjekësve të saj të verifikuar në mënyrë të pavarur është i vështirë për t’u gjetur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Agresioni në Ukrainë dhe politika e mbylljes së syve

Story i radhës

Si t’i përdorni kritikat negative për të pasur sukses?

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë