Dënohet me 10 vite burg mësuesi që vrau babain e nxënëses për hakmarrje

July 25, 2023
min lexim

Dënohet me 10 vite burg mësuesi, i cili akuzohet se vrau babanë e nxënëses së tij për hakmarrje.

Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar 10 vite burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau G. K., babën e nxënëses së tij për hakmarrje të paskrupulltë. Gjykata këtë vendim e mori ndaj të pandehurit Jonuzaj pasi i ishte ricilësuar vepra penale, nga vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Aktgjykimi ndaj Jonuzajt u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Murat Hulaj.

Dënimi prej 10 viteve të akuzuarit Jonuzaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19 maj 2021.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje , i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh.

Gjithashtu gjykata ka kërcuar edhe konfiskimi i armës me të cilin është kryer vepra penale, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 14 shkurt 2022, e ngarkon të pandehurit Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth orës 15:30 min në Pejë, në tarracën e Restorantit ‘Te Zhara’, me paramendim e ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta të ndjerin G. K., nga hakmarrja e paskrupullt.

Kjo hakmarrje sipas prokurorisë kishte filluar pasi djali i të ndjerit më 29 dhjetor 2019, e kishte sulmuar fizikisht të pandehurin në vendin e tij të punës, pasi i pandehuri kishte sulmuar seksualisht motrën e tij minore dhe për më tepër ishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi prej 3 vite e gjysmë nga Gjykata e Pejës.

Sipas Prokurorisë, pasi i pandehuri ishte lënë nga Gjykata e Pejës të mbrohet në liri, ishte pajisur me armë të tipit ‘’Rex Zero1CP’, që e kishte për shejtari, i cili më pas kishte vëzhguar lëvizjet e të ndjerit dhe familjarëve të tij në afërsi të banesës së tyre.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, i ndjeri ishte njoftuar nga komshinjtë e tij se kanë parë të pandehurin me sëpatë duke i pritur në lokalin ‘Relax’, për çka viktima G. K., kishte lajmëruar dhe kërkuar mbrojtje nga policia por pa sukses.

Sipas Prokurorisë, në ditën kritike i ndjeri e vëren të pandehurin ulur afër banesës së tij në tarasen e lokalit, hynë në brendësi të lokalit dhe pretë që i pandehuri të largohet, e kur kjo nuk ndodh, del dhe ulet në tavolinën e tij dhe pasi nxjerr pistoletën që kishte në xhepin e setrës me mbishkrim ‘Mauser’, ia drejton dhe kërkon nga i pandehuri që të largohet me fjalët ‘çu hec prej ktuhit’.

Mirëpo, sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk largohet dhe i ndjeri me armën e tij tenton që të shtie në të por arma e tij bllokohet dhe më pas i pandehuri nxjerr armën që kishte bërë gati nga çanta e krahut dhe qëllon mbi viktimën 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke rrezikuar jetën e kamerierit i cili ishte afër viktimës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Vrasjes së rëndë’, nga neni 173 par.1 nën.par.1.5 e 1.8 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Januzaj edhe për shkak të veprës penale të përdorimit të armës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, nga neni 367 par.2 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi prej 1 deri 8 vite burgim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramadani: Të zbardhet vendimi për vendosjen e trupave të KFOR-it në veri

Story i radhës

Gati firma në Premier League

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë