Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski.
Krijuesi i grupit u dënua me 4 vjet burg, ndërsa i njëjti dënim me 4 vjet burg u shqiptua edhe për administratorin Mihail Panevski.
Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte marrëdhënie seksuale me një fëmijë.
Të dy u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijët.
Rasti “Dhoma Publike” u zbuluar para një viti, pas së cilës grupi u mbyll por u hapën dy të reja në të njëjtën kohë.