Dënimi i tretë për Gruevskin: LSDM-ja kërkon dorëheqjen e Mickoskit

April 22, 2022
1 minut lexim

Aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” konfirmuan edhe një herë se VMRO-DPMNE-ja është parti kriminale – janë të prerë socialdemokratët duke shtruar pyetjen se përse kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, po hesht dhe përse është duke e mbrojtur ish-Kryeministrin Nikola Gruevski I cili është në arrati. Për këtë shkak, LSDM-ja kërkon dorëheqjen e Mickoskit.

“Pas gjithë kësaj, pas aktgjykimeve dhe pranimit të fajit për krime të përmasave enorme, s`ka tjetër, Hristijan Mickoski duhet të dorëhiqet. Në një shoqëri demokratike, si dhe gjithkund në botën demokratike, nuk mundet që politikanët që mbrojnë krimin të marrin besimin e qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Maqedonia e jeton kohën e gjykimeve politikisht të motivuara, më keq se në periudhën e vitit 1949 – ka shkruar në Facebook ish-Kryeministri me azil në Hungari, Nikola Gruevski.

Postimi vjen pas aktgjykimit për lëndën “Parcelat në Vodno” ku u dënua me shtatë vite burg, kurse iu konfiskua prona në Vodno dhe të gjitha banesat.

Gruevski në Facebook potencon se bëhet fjalë për inkvizicion modern, ku, sic thotë, viktima është dënuar para se të gjykohet dhe se paraprakisht është dakorduar lartësia e dënimit nga boshti Qeveri- Prokurori – Gjyqësor.

Sipas tij, në Maqedoni, në këtë kohë, nuk dënon gjykata por politika.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndihmës sekretarja amerikane më 28 prill do të qëndrojë në Shkup

Story i radhës

E kërcënuan me shpërndarjen e videove intime

Të fundit nga

MPB pajiset me automjete të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në rrethin e ministrisë zyrtarisht ka vënë në funksion disa nga automjetet të blera për nevoja të njësive organizative të MPB-së dhe BSP. “Në
ShkoLartë