Dënimi i Sali Mustafës nuk është dënim për UÇK-në

min lexim

Disa mendonin se s’do të dënohej Sali Mustafa nga gjykata speciale, disa e prisnin një dënim jo shumë të rëndë, e pikërisht ndodhi kjo e fundit. Sali Mustafa u dënua me 26 vjet burg nga gjykata speciale kryesisht për torturë.

Reagimet ishin të shumta, ironikisht nga vet ata që e kanë mbështetur këtë gjykatë. Hipokrizi e pastër këto akuza të vijnë nga ata që kanë krijuar klimën e krijimit të një për të cilën s’do të kishte nevojë nëse drejtësia këtu do të ishte e lirë. Ata që erdhën në pushtet për 20 vjet e kishin drejtësinë në duart e tyre, emëronin prokurorët me telefonata, si mundet një sistem i kalbur i drejtësisë të gjykonte dyshimet për krime gjatë dhe pas lufte.

Gjykata Speciale është produkt i mungesës së drejtësisë në vend. Të kujtomë se Kroacia pas luftës krijoi gjykatat e veta të cilat trajtuan të gjitha akuzat ndaj disa gjeneralëve të luftës, edhe Kosova mund ta bënte një gjë të tillë.

Njeriu më meritor për këtë gjykatë është Hashim Thaçi. Sikur ta dinte se vet do të përfundonte në burg kurrë s’do thoshte se “kush është kundër speciales është kundër Kosovës”, synonte të dërgonte të tjerët, e vet të shpëtonte.

Andaj, familja e Calit të kërkojë nga Hashimi arsyen e dënimit të djalit të tyre. Duhet pasur parasysh një gjë: nëse Thaçi s’do e kishte kapur drejtësinë, sot djali i familjes Mustafa s’do të ishte në Hagë.

Mos të harrojmë një gjë tjetër, në Hagë s’po dënohet UÇK-ja, por disa njerëz që në emër të saj kanë bërë gabime. Edhe SHBA-ja e ka mirëpritur vendimin ndaj Calit, duke thënë se ky “nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, mirëpo lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit”.

Kjo nënkupton se Bota nuk e sheh dënimin e kujtdo si përlyerje apo dënim për UÇK-në, propagandat e atyre që u ka ardhur puna pickë s’duhet të merren si të vërteta.

Story i mëparshëm

Ndiheni të lodhur dhe pse keni fjetur mjaftueshëm? Nëntë arsyet e ekspertëve do ju trembin për atë që po ndodh me ju!

Story i radhës

Kodi i procedurës penale të Kosovës – me përmasa evropiane

Të fundit nga