Dendias në Tiranë për të bërë presion mbi Shqipërinë!

May 23, 2022
min lexim

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nuk njihet për ndonjë agresivitet të dukshëm së paku kundër Shqipërisë. Por, ashtu si kolegët e tij të mëparshëm, edhe ai ka mohuar ekzistencën e problemit çam dhe ka zvarritur zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve e që lidhet me ligjin e luftës të tetorit 1940. Por, nuk kemi parë të kërcënojë me bllokimin e integrimeve europiane për Shqipërinë, një praktikë kjo të cilën e ka vuajtur dhe po e vuan Maqedonia e Veriut si me Greqinë edhe me Bullgarinë. Kjo ndodhi ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon pa asnjë problem të deri-sotëm me fqinjët, së paku pas vitit 1999. Por ky avantazh nuk u shfrytëzua për ta përshpejtuar integrimin në BE. Pra, nuk plotësoi kriteret e avancimit të këtij integrimi. Sidomos prej vitit 2014 e deri në ditët e sotme. Dhe Greqia, duke parë se Shqipëria nuk punon për integrimin europian, sepse ka në agjendë korrupsionin, autokracinë dhe konfliktin politik, nuk është treguar agresive dhe nuk ka kërcënuar me veton e saj. Sot ministri Dendias e paralajmëroi veton e vendit të tij, nëse Shqipëria “ngre probleme” të paqena “ndaj saj”!

Image

Prof.Dr.Enver Bytyçi

Ai u shpreh se “Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu”. Por, vazhdoi me pjesën tjetër, përtej “zhvillimit shumë të mirë të këtyre marrëdhënieve”! Nikos Dendias tha se “Dua të jem i çiltër! Ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj, tha, se gjërat janë ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Evropë”.

Kush e lexon këtë deklaratë vw re me lehtësi dy paralajmërime:

Së pari, se Shqipëria do të duhet ta pranojë pa kushte, pa kundërshti, pa klauzola dhe me dashamirësi Marrëveshjen e Detit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Pra, Tirana zyrtare nuk duhet të kërkojë që ishujt të përjashtohen nga pika fillestare e matjes dhe të mos reagojë kundër 12 miljeve det që duhet t’i shkojnë Greqisë. Vetëm nëse vija kufitare detare e Greqisë zgjerohet nga gjashtë miljet e “tradhtisë së Sali Berishës” në 12 miljet e rekorduara me bujarinë e Edi Ramës, paqja mund të forcohet midis dy vendeve. Dhe gjithashtu vetëm nëse matjet fillojnë nga shkëmbi afër Ksamilit dhe ishujt e tjerë në brendësi të detit! Po ndodhi kjo, atëherë Tirana dhe Athina do ta kenë “grurë” midis tyre! Territori shqiptar i detit do të bëhet kështu kurban i teorisë edvinjote “Zero probleme me fqinjët”!

Por Dendias nuk kërkon vetëm kaq. Momentin e dytë ai e tha troç: Nuk duam “probleme të paqena”! “Duam të diskutojmë vetëm për çështje praktike që shqetësojnë palën greke”! (Por jo që shqetësojnë palën shqiptare)! “Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese”! Cilat janë këto çështje inekzistente? Çdokush e kupton se çfarë ka parasysh shefi i Diplomacisë së Greqisë me këtë çështje jo “ekzistuese”! Para së gjithash është fjala për problemin e pronave çame e zgjidhjen juridike të kësaj çështjeje. Por, para se të ndodhi kjo duhet hequr Ligji i Luftës. Edhe kjo varet nga ajo, nëse pala shqiptare do të heqë përfundimisht dorë ose jo nga çështja çame.

Ministrja jonë Xhaçka e përmendi shkarazi kërkesën për pronat çame. Por, me gjysmë zëri, sa për të krijuar përshtypjen se “qeveria shqiptare nuk e ka varrosur këtë problem”! Në fakt diplomacia shqiptare ka heq dorë nga çdo angazhim në këtë drejtim. Pse? Nga frika se Greqia do të vinte veton për integrimin e vendit tonë në BE? Nuk besoj. Vetë kryeministri nuk është aq i interesuar që Shqipëria të afrohet sa më shumë e sa më shpejt me Europën. Ndryshe ai do t’i kishte plotësuar shtatë kriteret e kërkuara për hapjen e bisedimeve. Përkundrazi, ai e ka zhyt vendin edhe më thellë në korrupsion, ka forcuar luftën e brendshme politike, ka prekur deri te e drejta e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka vendosur një auto-kleptokraci të dukshme dhe madje kërcënon se “mund të kërkojë alternativa të tjera aleancash” përtej Europës! Kryeministri nuk e do veton greke për ndonjë projekt të tijin personal!

Megjithatë Dendias e paralajmëroi: – Po u ngritën probleme “të paqena”, atëherë Athina do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Kjo u tha përmes formulës se “Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intinerarin tuaj në Europë’! Mw troç nuk thuhet ajo se çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria greke, nëse Shqipëria do t’i nxjerrë telashe të paparashikuara Greqisë. Kjo deklaratë ka mundësi të jetë paramenduar edhe për t’i ardhur në ndihmë kryeministrit Rama. Pas kësaj ai mundet të justifikojë 12 miljet e detit dhe heshtjen për Çamërinë me integrimin europian. Do t’u thotë shqiptarëve: “E patë se çfarë tha Dendiasi në Tiranë? Do të bllokojë integrimin. A mund të pranoj unë që të cenoj ardhmërinë e shqiptarëve për ca metër det apo për një çështje, së cilës i ka kaluar koha? JOOOO! Atëherë do jap det dhe prona të çamëve për hir të integrimit”!

Kaq i duhet Ramës e kjo i duhej edhe Dendiasit që të rekordohen midis tyre për planet që kanë hartuar! Tani po vjen edhe presidenti i ri! Rama nuk do të ketë më pengesa për të bërë marrëveshje xhentelmenësh me cilindo shtet në kurriz të territoreve shqiptare!

Image

Dendias dhe marrëveshja për delimitimin detar

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çështja e detit, Shqipëria zgjedh ‘anglezët’ përballë Greqisë në Hagë

Story i radhës

Shefja e FMN-së nuk pret recesion global

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë