demtimet dhe pezullimet shqetesojne shehin kapiteni ne derbi me gjilpera 64e4ee9b41af0

Dëmtimet dhe pezullimet shqetësojnë Shehin, kapiteni në derbi me gjilpëra

August 22, 2023
1 minut lexim

Pragkampionati gjen Tiranën me probleme që duhet të zgjidhen deri ditën e diel.

Me shqetësime janë Abazaj, Najdovski, Përgjoni, Kaina. Florent Hasani dhe Bruno Lulaj janë dënuar nga disiplina 4 dhe 6 ndeshje.

Gjithsesi, Hasani ka shlyer dy takime dhe mund të jetë në fushë, ndërsa Lulaj duhet të qëndrojë edhe një javë pushim.

Nga ana tjetër, Shehi është në hall për mbrojtjen, pasi Najdovski ka probleme dhe me shumë mundësi maqedonasi do të luajë me gjilpëra në krah të Hoxhallarit.

Nga ana tjetër, Abazaj do të jetë në fushë, rrezikon më shumë Kaina dhe Përgjoni, ndërsa të tjerët mund të jenë gati.

Edhe pse skuadra plotësohet dita-ditës, Kaina e Përgjoni janë në luftë me kohën për të qenë në fushë në javën e parë të kampionatit. Në këto kushte, Shehi është duke menduar një 11-she me Likën në portë, djathtas Doka, në qendër Najdovski ose Meta, Hoxhallari dhe majtas Mici, nëse nuk bëhet gati Përgjoni. Në mesfushë Hila, Lushkja dhe Jonuzi. Në sulm treshja Abazaj, Kaina dhe Latifi.

Nëse braziliani nuk ia del, atëherë luan nga minuta e parë “xholi”, Rimal Haxhiu. Situata ndryshon nëse riaftësohen të gjithë lojtarët dhe janë në dispozicion të Shehit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

grusht ne burgun e vip ave sherr mes te denuarve 64e4edab18077
Story i mëparshëm

Grusht në burgun e VIP-ave, sherr mes të dënuarve

zjarr ne nje deponi ne bervenice tetova nen tym zjarrfikesit kerkojne ndihme 64e4f745b3d8f
Story i radhës

Zjarr në një deponi në Bërvenicë / Tetova nën tym, zjarrfikësit kërkojnë ndihmë

Të fundit nga

ShkoLartë